Ndërlidhjet

Afganistan: Talebanët sulmojnë bazën amerikane


Një bazë ushtarake në Afganistanin lindor u sulmua nga militantët talebanë për të dytën ditë me radhë.

Guvernatori i provincës, Khost Arsallah Jamal, citohet të ketë thënë se rreth 30 militantë, disa të veshur me jelekë me eksploziv, u përpoqën të hyjnë në kampin Salerno, afër kufirit me Pakistanin, por u zbrapsën nga kundërsulmi i forcave të koalicionit të prirë nga Shtetet e Bashkuara.

Sulmi i militantëve vjen një ditë pas sulmit vetëvrasës afër bazës amerikane që la të vrarë 10 civilë afganë.
XS
SM
MD
LG