EXPRESS
Ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic, të premten shkon ne Shkup për t'u takuar me kreun shtetëror maqedonas. Në ketë takim, Nimic dhe autoritetet maqedonase do të shqyrtojnë mundësinë se a mund të arrihet progres për zgjidhjen e kontestit të emrit deri në muajin shtator. Pritet që në fillim të muajit shtator, ndërmjetësuesi i OKB-së të paraqesë propozim të ri për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë. Ndërkohë, presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, të martën do të realizojë takim koordinues me kryemrnistrin Nikolla Gruevski, me ç'rast do të definojnë pozicionin e tyre për çështjen e emrit. Ky raund i negociatave vjen nën presionin e fuqishëm të Uashingtonit, i cili pret zgjidhje të shpejtë për emrin dhe vendim për pranimin e Maqedonisë në NATO...
ZËRI
Pas nënshkrimit të marrëveshjes teknike ndërmjet UNMIK-ut e EULEX-it, menjëherë pasuan reagimet e përfaqësuesve të institucioneve zyrtare të Serbisë dhe të partive të atjeshme politike. Sipas medieve të Beogradit, Qeveria e Serbisë reagon ashpër ndaj nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, sepse e vlerëson si "provokim dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare". Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviq, ka përsëritur dje qëndrimin e palës serbe se "Qeveria e Serbisë nuk e njeh misionin EULEX". Ai ka shtuar se "qëndrimet e Qeverisë së Serbisë lidhur me EULEX-in janë të njohura dhe mendojmë se EULEX ka filluar të punojë pa pjesëmarrjen e Qeverisë së Serbisë". Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se "procesi i rikonfigurimit të UNMIK-ut, pa pajtimin e të gjitha palëve dhe pa përkrahjen e KS të KB, është gabim i madh". Sekretari shtetëror në të ashtuquajturën Ministri per Kosovën, Oliver Ivanoviq, tha se "marrëveshja rregullon vetëm detajet teknike per funksionimin e misionit EULEX, por megjithëkëtë Qeveria e Serbisë do të reagojë në Kombet e Bashkuara". "Bëhet fjalë për marrëveshje teknike, e cila flet për detajet teknike, për hapësirën, për automjetet, por ajo marrëveshje nuk mund ta instalojë misionin", ka thënë Oliver Ivanoviq. Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, e ka vlerësuar "shqetësues" nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet UNMIK-ut e EULEX-it, sepse, sipas tij, "ky është një akt që shkel të drejtën ndërkombëtare dhe i cili nuk ka përkrahjen e KS të OKB-së"...
KOSOVA SOT
Qeveria e Kosovës shprehu qëndrimin e prerë që personat që kanë sjellë në Kosovë maunat me vaj disulfurik do të dalin para drejtësisë. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimit të tij nga pushimet, i ka vlerësuar si të ligjshme protestat e qytetarëve për maunat me vaj disulfurik të dislokuara në këtë rajon, duke nënvizuar se edhe vetë do të kishte reaguar në të njëjtën mënyrë. Ai garantoi se shkatërrimi i këtij helmi do të ndodhë pa asnjë konsekuencë negative nga ekspertë kroatë. Ai e konsideron të suksesshme që Qeveria e tij, pas katër vjetësh, ka arritur ta ndalojë këtë kontrabandë. "Ështe sukses i Qeverisë se Kosovës që pas katër vjetësh të kësaj kontrabande kriminale, Qeveria ka arritur ta bllokojë. Katër vjet, populli i Kosovës është helmuar nga ato mauna që kanë ardhur një pas një dhe që kanë qenë të lejuara të hyjnë në Kosovë. Tash organet e hetuesisë janë duke hulumtuar këtë rast dhe Qeveria pret që përgjegjësit të vihen para drejtësisë", tha Thaçi...
EPOKA E RE
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila, nëse Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pranon iniciativën e Serbisë, do të duhej ta japë mendimin mbi ligjshmërinë e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, është organi kryesor gjyqësor i OKB-së, i cili ekziston më shumë se gjashtë dekada. Është themeluar në qershor të vitit 1945, në bazë të Kartës së OKB-së, kurse punën ka filluar në prill të vitit 1946. Selia e Gjykatës është në Holandë në Pallatin e Paqes në Hagë. Nga gjashtë organet krye-sore të OKB-së, ështe i vetmi që nuk ndodhet në SHBA, përkatësisht në Nju Jork. Roli i Gjykatës është që t'i zgjidhë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare kontestet juridike, të cilat para saj i paraqesin shtetet, si dhe që të ofrojë mendime konsultative për çështjet juridike, të cilat i paraqiten organit kompetent të OKB-së apo agjencive të specializuara. Në punën e gjykatës marrin pjesë 15 gjyqtarë. Mandati i tyre zgjat nëntë vjet, kurse i zgjedhin Asambleja e Pergjithshme e OKB-së dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së... Rasti i parë i regjistruar i përkiste kanalit të Korfuzit, kurse palët në kontest kanë qenë Britania e Madhe dhe Shqipëria. Serbia në dekadën e fundit në tri raste është gjetur në agjendën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas padive të BeH-së dhe Kroacisë dhe sipas padisë së Beogradit kundër vendeve anëtare të NATO-s. Sipas padisë së BeH-së për gjenocid, në fund të shkurtit të vitit të kaluar kjo gjykatë ka sjellë mendimin se Serbia nuk ka bërë gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë, por që nuk ka ndërmarrë çdo gjë që ka qenë në kompetencat e saj që ta evitojë gjenocidin kundër banorëve myslimanë në Srebrenicë...
LAJM
Kërkesa e Serbisë që0 Asambleja Parlamentare e Kombeve të Bashkuara të votojë në seancën e sivjetme për ta dërguar çështjen e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, komentohet si përpjekje e fundit për të ndaluar procesin e njohjes së Kosovës. Ekspertë të ndryshëm perëndimorë janë skeptikë rreth kërkesës së Serbisë, mirëpo edhe po qe se Asambleja mund të votojë në miratim të kërkesës së Beogradit, dhënia e mendimit nga Gjykata e Hagës do të marrë vite. Megjithëkëtë, paraqitja e kërkesës nga ana e Serbisë, përmes Asamblesë së Përgjithshme, është një respektim i rregullores së punës të Kombeve të Bashkuara, meqë Gjykatës Ndërkombëtare për mendime dhe interpretime mund t'i kërkojnë opinion vetem organet e Kombeve të Bashkuara. I pyetur në një konferencë për shtyp në Nju Jork lidhur me mendimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-Moon, rreth kërkesës së Serbisë lidhur me Iegjitimitetin e pavarësisë së Kosovës, zëdhënësi Farhan Haq, tha se organizata botërore tashmë disa herë ka pëfsëritur qëndrimin e saj mbi statusin e Kosovës. "Kur është fjala tek njohja e pavarësisë, ne kemi thënë se kjo është një çështje për të cilën vendosin vendet anëtare veç e veç. Kjo nuk është një çështje që përcaktohet nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së"...
KOHA DITORE
Procesi i vendosjes së misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, ka marrë një shtytje të re, të hënën, me nënshkrimin e marrëveshjes teknike mes këtij misioni dhe atij të OKB-së, UNMIK. Derisa marrëveshja është përshkruar si një e karakterit thjesht teknik dhe jo politik, që ka të bëjë me transferimin e pajisjeve, veturave dhe ndërtesave prej UNMIK-ut në EULEX, ajo tashmë ka nxitur reagime nga zyrtarë serbë dhe rusë, të cilët kundërshtojnë çdo lëvizje në drejtim të vendosjes së misionit të BE-së në Kosovë. Zedhënësi i UNMIK-ut, Aleksandër Ivanko, tha të hënen se marrëveshja UNMIK - EULEX është një dokument teknik dhe jo marrëveshje e mirëkuptimit me karakter politik. "Nuk është Memorandum mirëkuptimi, është një aranzhim teknik që ka të bejë me transferimin e disa aseteve, si të veturave, ndërtesave që janë përdorur deri tash nga UNMIK-u tek-EULEX-i", tha Ivanko... Por, burime ndërkombetare tashmë i kanë pohuar "Kohës Ditore" se marrëveshja do të shërbejë për forcimin e misionit të EULEX-it, pjesëtarëve të të cilit marrëveshja do t'u mundësojë marrjen në shfrytëzim të shumicës së hapësirave dhe pajisjeve që deri tani janë shfrytëzuar nga UNMIK-u. Por, burimi ka sqaruar se jo të gjithë pjesëtarët e EULEX-it do të vendosen në objektet ku kanë qenë kolegët e tyre nga UNMIK-u, meqë një pjesë e tyre do të kalojnë edhe tek institucionet e vendit. Ndërkohë, derisa zyrtarisht marrëveshja UNMIK - EULEX cilësohet si teknike dhe jo politike, ajo tashmë ka shkaktuar pakënaqësi tek Qeveria e Serbisë...
BOTA SOT
Kanë kaluar disa vjet që kur është folur për nisje të reformës në drejtësi, por deri tash rezultatet janë negative dhe motorët e reformës në drejtësi kanë mbetur të fikur tash rreth tetë vjet. Bartësit e funksioneve të drejtësisë dhe gjyqësorit, gjegjësisht prokurorët, gjyqtarët dhe udhëheqësit e tyre që edhe tashmë punojnë në institucionet e drejtësisë, janë emëruar me hyrjen në Kosovë të UNMIK-ul. Rezultatet e këtyre institucioncve deri tash kanë qenë minimale, ku çdo herë është shpresuar në punë më efikase, por në praktikë një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, është optimiste se gjithçka do të ndryshojë pas miratimit të legjislacionit të nevojshëm, ku do të ketë një reformë rrënjësore. Kelmendi, në një bisedë për gazetën "Bota sot" tha se institucioni që ajo drejton në bashkëpunim edhe me organizmat tjerë të drejtësisë vendase dhe ata ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe EULEX-in, do të bëjnë reformën në drejtësi...
INFOPRESS
Faza prej gjashtë muajsh pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka qenë një storie e suksesshme dhe historike për Kosovën, ku janë arritur vendime historike dhe pozitive për vendin dhe popullin e Kosovës. Këto vlerësime kanë dalë të hënën në Prishtinë nga kryeministri i vendit, Hashim Thaçi. Në një konferencë për media, kryeministri Thaçi ka përmendur të arriturat e Republikës së Kosovës, gjashtë muaj pas shpalljes së pavarësisë. Ndonëse sipas Thaçit ka pasur edhe vështirësi, procesi gjashtëmujor pas shpalljes së pavarësisë është karakterizuar me sukses të plotë dhe pa dilema. Duke folur për proceset dhe të arriturat e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë, kryeministri Thaçi ka vlerësuar se shpallja e pavarësisë ishte përmbledhje e suksesit historik të përpjekjeve njëshekullore të popullit të Kosovës. "Gjashtë muajt e kaluar kanë qenë muaj historikë për popullin dhe vendin tonë. Një muaj pas formimit të institucioneve të reja, spektri politik i Kosovës, në koordinim me SHBA-në e BE-në, e shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Më vonë u bënë edhe simbolet, kushtetuta, ndërsa Kosova u njoh nga shtetet më të forta demokratike të botës", tha Thaçi...