Ndërlidhjet

logo-print

NATO: Rusia të sigurojë tërheqjen nga Gjeorgjia


Ministrat e Jashtëm të NATO-s e filluan takimin emergjent në Bruksel për të diskutuar përgjigjen e mundshme të aleancës ndaj aksionit ushtarak të Rusisë në Gjeorgji.

Para bisedimeve, sekretari i Jashtëm britanik David Milliband tha se prioritet do të jetë dhënia e mbështetjes për Gjeorgjinë si aspirante e NATO-s, por ai foli kundër izolimit diplomatik të Rusisë.

"Nuk jam nga ata që besojnë se izolimi i Rusisë është përgjigja e drejtë për prapësitë e saj. Mendoj se përgjigja e drejtë është angazhimi i fuqishëm, që të sigurohemi se Rusia i kupton pasojat e aksioneve të saj", tha Milliband.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank Walter-Steinmeier i bëri thirrje Rusisë që t'i tërheqë trupat e saj "të paktën nga zemra e Gjeorgjisë" në mënyrë që të mundësohet një armëpushim i qëndrueshëm.

Shefi i diplomacisë holandeze Maxime Verheugen tha se nuk e mbështet pezullimin e kontakteve me Rusinë, por shtoi se NATO-ja duhet t'i dërgojë Moskës një mesazh të fuqishëm.
XS
SM
MD
LG