Ndërlidhjet

logo-print

Trupat ruse po largohen nga Gori


Mediat perëndimore raportojnë se një kolonë e automjeteve ushtarake ruse është tërhequr nga qyteti i Gorit në Gjeorgji.
Burimet ushtarake ruse thanë se autokolona ishte drejtuar për në Osetinë e Jugut e më pas do të kalonte në Rusi.

Zëvendësshefi i ushtrisë ruse, gjenerali Anatoli Nogovicin tha se tërheqja e trupave ruse nga Gjeorgjia ishte vonuar pasi nuk donin të krijonin zbrazëti në kontrollin e territoreve.

Gjatë ditës Rusia dhe Gjeorgjia filluan të shkëmbenin të burgosurit e luftës. Burimet gjeorgjiane thanë se kishin dorëzuar pesë ushtarë rusë në shkëmbim të 15 gjeorgjianëve.

XS
SM
MD
LG