Ndërlidhjet

Abkazia kërkon nga Moska t'i njoh pavarësinë


Abkazia gjatë ditës do të kërkojë dhe zyrtarisht nga Rusia që ta njoh si shtet të pavarur. Lajmi është bërë i ditur nga nënkryetari i parlamentit të Abkazisë për agjencinë franceze të lajmeve.

Abkazia së bashku me Osetinë e Jugut janë dy rajone të Gjeorgjisë që kërkojnë shkëputje nga Tbilisi. Moska i mbështet kërkesat e tyre dhe këto rajone shërbyen si pretekst për pushtimin rus të Gjeorgjisë.

Pak ditë pas fillimit të konfliktit të 7 gushtit, udhëheqësit e rajoneve të Abkazisë dhe Osetisë së Jugut deklaruan se kërkojnë pavarësimin nga Gjeorgjia, kërkesë që u mbështet fuqishëm nga presidenti rus Medvedev.
XS
SM
MD
LG