Ndërlidhjet

Moska dhe Minsku, një sistem mbrojtje


Kremlini bën të ditur se Rusia dhe Bjellorusia do të nënshkruajnë gjatë këtij viti marrëveshjen për krijimin e një sistemi të përbashkët të mbrojtjes ajrore.

Deklarata erdhi pas takimit mes presidentëve rus dhe bjellorus në qytetin e Soçit.

Zyrtarë rusë të mbrojtjes kanë diskutuar dhe më parë mundësinë e vendosjes së një pjese të mbrojtjes raketore në Bjellorusi. Plani synon të jetë kundërpërgjigje ndaj nismës amerikane për vendosjen e mbrojtjes raketore në Poloni dhe Çeki.
XS
SM
MD
LG