Ndërlidhjet

logo-print

Siniora, lideri i dytë arab që viziton Irakun


Kryeministri i Libanit, Fuad Siniora ka arritur në Bagdad për bisedime dypalëshe që do të përqëndrohen në marrëdhëniet tregtare mes dy shteteve.

Siniora është udhëheqësi i dytë i një vendi arab që viziton Irakun që nga rënia e Sadam Huseinit. Rreth nëntë ditë më parë në Bagdad ishte mbreti Abdullah i Jordanisë.

Uashingtoni ka kërkuar nga vendet arabe të mbështesin qeverinë irakiane, e cila ka shprehur pakënaqësinë e saj për mbështetjen e paktë të marrë nga bota arabe.
XS
SM
MD
LG