Ndërlidhjet

Sarkozy: Do vazhdojmë misionin në Afganistan


Presidenti Nicholas Sarkozy ka përsëritur angazhimin francez për të vazhduar misionin në Afganistan. Deklarata e Sarkozy-së u bë gjatë vizitës që ai po i bën trupave franceze, të cilat dje pësuan humbje të rëndë me vrasjen e 10 ushtarëve dhe palgosjen e mbi 20 të tjerëve.

Sarkozy i shoqëruar nga ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes nderoi kujtimin e ushtarëve të vrarë.

Sarkozy u takua dhe me homologun e tij afgan, Hamid Karzai. Ky i fundit e cilësoi presidentin francez mik të madh të Afganistanit.

180 ushtarë ndërkombëtarë janë vrarë në Afganistan gjatë këtij viti.
XS
SM
MD
LG