Ndërlidhjet

SHBA-Poloni, marrëveshje për mbrojtjen raketore


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice dhe homologu i saj polak Radoslaw Sikorski kanë nënshkruar marrëveshjen për mbrojtjen raketore. Marrëveshja parasheh vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore amerikane në Poloni.

Marrëveshja duhet të miratohet nga parlamenti polak. Pas ceremonisë së nënshkrimit, që pason 18 muaj negociatash, Sekretraja Rice tha se marrëveshja do të ndihmojë NATO-n, Poloninë dhe Shtetet e Bashkuara që t'i përgjigjen kërcënimeve.
"Në kohëra të trazuara, gjëja më e rëndëishme është që të kemi miq. Por, edhe më e rëndësishme wshtw që të kemi miq që i ndajnë të njëjtat vlera, të njëjta aspirata dhe të njwjtat ëndrra. Polonia dhe Shtetet e Bashkuara janë një lloj i tillë i miqve", tha Rice.
Presidenti polak Lech Kaczynski pas takimit me shefen e diploamcisë amerikane deklaroi:

"Polonia, lidhur me mbrojtjen raketore, e ka marrë vendimin në mënyrë të pavarur. Kemi ta drejtë ta bëjmë një gjë të tillë si vend sovran që vendos vetë për problemet e tij. Askush nuk mund t'i thotë Polonisë se çfarë duhet të bëjë", tha presidenti polak.

Rusia i kundërshton planet amerikane, duke thënë se ato janë të drejtuara kundër Moskës. Uashingtoni ka përsëritur se sistemi që do vendoset në Poloni dhe Çeki synon mbrojtjen nga vendet e papërgjegjshme, si Irani.
XS
SM
MD
LG