Ndërlidhjet

Hagë: ICC analizon situatën në Gjeorgji


Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) me seli në Hagë tha se po analizon provat mbi dyshimin për krime të kryera në Gjeorgji. Prokurori Louis Moreno Ocampo përmes një deklarate tha se ka takuar përfaqësuesit rusë dhe gjeorgjianë dhe se po ekzaminon provat për sulmet mbi civilët gjatë konfliktit. Gjykata është ngritur për të trajtuar individët për krime serioze si gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Gjeorgjia është anëtare e ICC-se, ndërsa Rusia jo.
XS
SM
MD
LG