Ndërlidhjet

Madrid: Mbi 100 të vdekur nga përplasja e aeroplanit


Zyrtarët spanjollë njoftuan se të paktën 100 persona kanë vdekur në një aksident me aeroplan në Aeroportin e Madridit. Burime te pakonfirmuara flasin për shifra më të larta.

Aeroplani i kompanisë Spainair ka rrëshqitur nga pista, derisa tentonte të ngrihej. Ai kishte në bord 173 persona dhe po udhëtonte për në Las Palmas të Ishujve Canary.

Ekipet e shpëtimit thanë se aeroplani u nda në dysh dhe u përfshi nga flakët. Nuk është e qartë se cfarë e ka shkaktuar aksidentin.
XS
SM
MD
LG