Ndërlidhjet

Turqia lejon anijet amerikane për në Gjeorgji


Departamenti Amerikan i Shtetit tha sot se Turqia ka aprovuar kalimin e anijeve të flotës amerikane nëpër Detin e Zi për të transportuar ndihma humanitare për Gjeorgjinë. Zëdhënësi i DASH-it Robert Wood tha se transporti "do të konsistojë nga dy anije të flotës amerikane dhe nga rojet bregdetare amerikane". Po ashtu sot Kryqi i Kuq Ndërkombëtar tha se ekspertët e tij do shkojnë në Osetinë Jugore gjatë ditës së sotme.

XS
SM
MD
LG