Ndërlidhjet

logo-print

KB: Projekt rezolutë e Rusisë për Gjeorgjinë


Rusia lëshoi në qarkullim në Këshillin e Sigurimit një projekt rezolutë, e cila synon t'i japë fund konfliktit në Gjeorgji.

Kjo ndodhi vetëm një ditë pasi ambasadori rus në OKB, Vitaliy Churkin e bllokoi propozim rezolutën e vendeve Perëndimore, e cila kërkonte tërheqjen e menjëhershme të forcave ruse nga Gjeorgjia.

Teksti rus e rithekson dhe mbështet planin 6-pikësh të promovuar nga presidenti francez, Sarkozy.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë tha se ka parë disa shenja se Rusia po i tërheq disa forca nga Gjeorgjia, por Moska këtë duhet ta bëjë më e shpejtë.
XS
SM
MD
LG