Ndërlidhjet

"Procesi i decentralizimit nis në shtator"


Të përditshmet kosovare

Të përditshmet kosovare

ZËRI
Sekretari shtetëror në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve B92, ka deklaruar se marrëveshja që kanë nënshkruar UNMIK-u dhe EULEX-i paraqet test për pushtetin në Serbi. "Marrëveshja është test provues për të parë se çfarë do të jenë reagimet e pushtetit në Serbi, gjegjësisht për të testuar se a do të lejojmë që marrëveshja, qoftë e natyrës teknike, të kalojë pa reagim të duhur", ka thënë Ivanoviq. Duke theksuar se ajo marrëveshje është teknike dhe rregullon dorëzimin e resurseve të UNMIK-ut në EULEX, Ivanoviq ka thënë se ajo "nuk duhet të nënvlerësohet dhe nuk duhet të kalojë pa reagim të Serbisë", për të thënë se reagimet e deritashme të pales serbe janë të mira dhe se "Serbia po përcjell me kujdes se çfarë po ndodh". "Mendoj se sqarimet e disa përfaqësuesve të UMNIK-ut, praktikisht, kanë dhënë shenja alarmi se misioni EULEX mund të hyjë nëpër dyer të vogla në hapësirën që ne e trajtojmë si tonën", ka thënë Ivanoviq, per të shtuar se "EULEX ka problem serioz me legalitetin e vet". "Po të mos ishte rezistenca e Serbisë dhe e pjesës më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare, EULEX tashmë do ta kishte pushtuar këtë hapesirë. Ata që i dhanë lehtësisht Kosovës pavarësinë para gjashtë muajsh, tash duhet të gjejnë zgjidhje, sepse Serbia ështe e gatshme për dialog konstruktiv me përfaqësuesit e UNMIK-ut"...

KOSOVA SOT
Shkrirja e misionit të EULEX-it në UNMIK, apo hyrja e tyre në kuadër të Rezolutës 1244, e ka larguar misionin nga pakoja e Ahtisaarit. Misioni që është strukturuar nga vetë pakoja po e shkel atë me mënyrën se si po vendoset në Kosovë. Zyra Civile Ndërkombëtare është një trup tjetër i strukturuar nga ish-presidenti Marti Ahtisari. Për daliim prej EULEX-it, që ka obligime në sundimin e ligjit, kjo zyrë (ICO-ja) obligim të vetëm ka mbikëqyrjen dhe asistimin e implementimit të pakos së Ahtisaarit'. Verena Ringler, këshilltare për informim në ICO, shpjegon per "Kosova Sot" se kjo zyrë është në konsultim me EULEX-in dhe OKB-në, dhe është e interesuar në procesin e zbarkimit të EULEX-it në Kosovë. "Ne jemi në konsultim të vazhdueshëm me OKB-në dhe EULEX-in, dhe e mirëpresim rolin që EULEX-i do të luajë në Kosovë, ashtu siç parashikohet në raportin për rikonfigurim të sekretarit të përgjithshëm dhe në planin e përbashkët veprues të Këshillit Evropian", thotë Ringler. Sipas saj, konsultimet do të vazhdo-në dhe do të jenë konsultime gjithëpërfshirëse të të gjithë akterëve ndërkombëtarë në Kosovë...

INFOPRESS
Nuk do të ketë unifikim të tri partive opozitare, ndonëse ishte folur më herët për mundësinë e krijimit të një blloku opozitar në Parlamentin e Kosovës. Kjo nuk do të mund të bëhet pasi që mes tri partive opozitare, AKR, LDD dhe AAK ka dallime programore. Nga zyrtarë të lartë të këtyre partive megjithatë është lënë e hapur mundësia e bashkëpunimit në ndonjë çështje të caktuar, ku pajtohen të triat. Muaj më parë. tre Iiderët e këtyre partive ishin takuar së bashku dhe më pas ishte folur se ekziston mundësia e krijimit të një blloku opozitar në Parlamentin e Kosovës. Zyrtarë të këtyre tri partive të mërkurën i kanë thënë gazetës së çështja e unifikimit të opozitës kundrejt Qeverisë nuk është në plan. Ismet Mulaj, nënkryetar i Aleancës Kosova e Re, ka thënë se nuk ekziston disponimi që më fillimin e punës së Kuvendit në shtator, të unifikohen tri partitë opozitare. Kjo nuk do të mund të bëhet sipas tij, pasi që është një çështje e rëndësishme që i ndan, ajo e dallimeve programore...

LAJM
Çështja për të cilën gjatë negociatave për zgjidhjen e statusit të Kosovës pala kosovare kishte pohuar se ka bërë kompromis të dhimbshëm për hir të pavarësisë, do të nisë të implementohet në shator. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) është duke punuar me të gjitha kapacitetet që ky proces, shumë i përfolur, të fillojë mbarë. Serbët e Kosovës, të dirigjuar nga Beogradi, deri tash nuk janë treguar të gatshëm të bashkëpunojnë për të mundësuar implementimin e këtij procesi, i cili, para së gjithash, u siguron atyre të drejla që nuk i gëzojnë as komunitetet në vendet më demokratike të botës. Megjithëkëtë, Sadri Ferati, ministër i MAPL-së, tha të mërkurën për "Lajm" se grupi për decentralizimin, i cili udhëhiqet nga ai dhe përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, po përgatitet që të nisë implementimi i procesit të decentralizimit. "Tani jemi në fazën kur po konsultohemi dhe po diskutojmë edhe në terren me banorët e vendeve të ndryshme dhe së shpejti do të fillojmë me një fushatë mediale për t'i informuar qytetarët për këtë proces"...

KOHA DITORE
Lamberto Zannier duket se nuk ka bërë një pushim të rehatshëm gjatë dy javëve sa ka qëndruar larg Kosovës. Atij i ka rënë të lexojë për "deklarata të forta" që janë botuar nëpër media, e që kanë pasur shkas një intervistë të tij në "Kohën Ditore". Pak ditë pas kthimit nga pushimi, ai ka vendosur të mohojë shumëçka që ka thënë për këtë gazetë, duke përfshirë krijimin e një policie etnike serbe jashtë zinxhirit komandues të policisë së Kosovës, një shërbimi doganor më me tepër se një zonë dhe takimit me përfaqësuesit e komunave me shumicë serbe të zgjedhur në mënyrë jolegjitime në zgjedhjet e 11 majit. "Kam parë deklarata dhe ide, të cilat nuk reflektojnë qendrimet e mia", ka thënë ai në një konferencë për media, të merkurën në Prishtinë. "Jam i gatshëm ta marr fajin për gjërat që mund t'i kem thënë, por unë dua të qartësoj pikëpamjet e mia dhe të them se këto janë të gabueshme". Zannier "ka korrigjuar" veten duke filluar me policinë. Shkas i konfuzionit të krijuar për atë që është quajtur polici etnike serbe në Kosovë ka qenë një takim që ai ka pasur me ministrin për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, në fund të korrikut. Ai ka bërë me dije se ka qenë mjaft i rezervuar në përmbajtjen e këtij takimi dhe se për të e ka njoftuar Qeverinë e Kosovës, më pas...

BOTA SOT
Ministri i Transportit, Fatmir Limaj, ka përuruar fillimin e punimeve për vazhdimin e zgjerimit të magjistrales Fushë Kosovë - Aeroporti i Prishtinës. Ky projekt, i cili pritet të përfundojë deri në fund të vitit, qeverisë i ka kushtuar rreth 33 milionë euro dhe është vlerësuar sipas standardeve evropiane. Kryeministri Thaçi, i cili së bashku me ministrin Limaj, ka parë nga afër punimet e filluara për vazhdimin e zgjerimit të rrugës, ka premtuar se në Kosovën e pavarur do të ketë zhvillim dhe modernizim, ashtu siç e kanë ëndërruar qytetarët e saj. "Të gjitha mjetet për këtë projekt janë të ndara nga buxheti i Kosovës, ndërsa do të vazhdojë deri në Pejë, që është projekt i modernizimit të Kosovës, i modernizimit të infrastrukturës rrugore, jo vetëm në këtë drejtim, por do të vazhdohet edhe në drejtim për Ferizaj deri në kufi me Maqedoninë, siç kanë filluar punimet edhe në' drejtim të Mitrovicës", tha ai. Kreu i qeverisë premtoi se shtetin e pavarur e demokratik "do ta modernizojmë, do ta zhviliojmë, në mënyrë që secili qytetar që jeton të ndihet krenar për të jetuar në Kosovën e pavarur dhe moderne, në Kosovën e zhvilluar, në Kosovën e standardeve evropiane"...

EPOKA E RE
UNMIK-u do të ruajë një prani të vet në Kosovë në vendbanimet me popullatë serbe apo të përzier, ka paralajmëruar shefi i kësaj administrate, Lamberto Zannieri, të mërkurën gjatë një konference për media... Por, ndaj deklaratës së Zannierit ka reaguar zëvendëskryeministri Ramë Manaj, i cili ka thënë për "Epokën e Re" se institucionet e vendit do të vazhdojnë ta ushtrojnë autoritetin e vet mbi bazat e Kushtetutës dhe të ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Kosovës. "Kushtetuta e Kosovës nuk lë hapësirë që shumica të favorizohet dhe ta dominojë pakicën, por të njëjtën gjë e sheh për të gjithë qytetarët e Kosovës", ka thënë Manaj. Ai ka shfaqur shpresën se procesi i rikonfigurimit do të përfundojë sa më shpejt, ndërsa institucionet e Kosovës do të vazhdojnë ta ushtrojnë autoritetin e vet mbi bazat e Kushtetutës dhe të ligjeve të da!a nga Kuvendi i Kosovës. "Institucionet e Kosovës tashmë ushtrojnë pushtetin dhe mandatet e tyre, funksionimin e tyre në bazë të aktit me të lartë të Kushtetutës dhe UNMIK-u nuk është organ vendimmarrës, as EULEX, por janë organe konsoliduese, stabilizuese për zbatimin e pakos së Ahtisaarit dhe për ta përcjellë realizimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave", ka thënë Manaj...

EXPRESS
Vendimi i presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, për të vënë në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjykatësin Zait Xhemajli ka nxitur dyshimet e partisë më të madhe në vend (PDK), e cila është befasuar se nuk është konsultuar fare për këtë emërim nga partneri i koalicionit. Zyrtarë të lartë të kësaj partie në kushte anonimiteti i kanë thënë gazetës se janë të shqetësuar edhe për faktin se i zgjedhuri i presidentit, Zait Xhemajli, për të udhëhequr me KQZ-në është në lidhje të ngushtë familjare me lsa Mustafën, kryetar i Prishtinës nga LDK dhe këshilltar i Sejdiut. Sipas tyre, afërsia mes Xhemajlit dhe Mustafës mund të ketë qenë vendimtare për presidentin Sejdiu, i cili është i obliguar me Kushtetutë që të emërojë anëtarët e KQZ-së. Express, të mërkurën, nuk ia ka dalë të kontaktojë me askënd në Presidencë për të mësuar rreth motiveve të vërteta për këtë përzgjedhje. Ky vendim i Sejdiut ka zënë paksa në befasi partitë politike. Sidoqoftë, vetë Zait Xhemajli ka mohuar që lidhja e tij familjare me Isa Mustafën ka ndikuar që ai të emërohet në krye të KQZ-së. "Raporti im me të është se djali im e ka çikën e Isa Mustafës. Nuk është kurrfarë fshehtësie kjo", ka thënë Xhemajli, për Express, të mërkurën...
XS
SM
MD
LG