Ndërlidhjet

Kryeministri Brown mbërriti në Afganistan


Kryeministri britanik Gordon Brown ka mbërritur në Afganistan për bisedime me presidentin Hamid Kharzai.
Brown tha se planifikon që të kërkojë nga Karzai, që të bashkëpunojë më ngushtë me Pakistanin fqinj kundër terrorizmit.

Por, ai refuzoi të përgjigjet nëse mungesa e presidentit Pervez Musharraf- i cili dha dorëheqje këtë javë, do të pengojë luftën kundër talebanënve. Para nisjes në Kabul, Brown foli para trupave britanike në provincën jugore Helmand, ku po zhvillohen luftime intenzive me talebanët.

Rreth 8 mijë trupa britanike janë të stacionuara në Helmand si pjesë e 50 mijë trupave të misionit të udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan.

XS
SM
MD
LG