Ndërlidhjet

HRW: Rusia t'i pastrojë bombat e pashpërthyera


Organizata ndërkombëtare Human Rights Watch i ka bërë thirrje Rusisë që urgjentisht t'i pastrojë bombat e pashpërthyera ruse në disa zona në brendi të territorit të Gjeorgjisë, të cilat përbëjnë rrezik për popullsinë.

Grupi tha se rrezik të veçantë paraqesin bombat thërrmuese.

Rusia ka mohuar të ketë përdorur bomba thërrmuese në konfliktin e saj me Gjeorgjinë, por HRW thotë se një numër njerëzish kanë humbur jetën prej këtyre bombave, dhe shumë të tjerë mund të vriten apo plagosen nëqoftëse Rusia nuk u lejon ekspertëve të çminimit që të hyjnë në zonat e prekura.
XS
SM
MD
LG