Ndërlidhjet

Islamabad: Afër 40 viktima nga sulmet vetëvrasëse


Policia në Pakistan tha se rreth 40 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga një sulm i dyfishtë vetvrasës në një fabrikë armësh afër Islambadit.

Sulmuesit qëlluan pothuaj në të njëjtën kohë në hyrje të ndryshme të kompleksit qeveritar të armëve në qytetin Wah, derisa shumë punëtorë po përfundonin orarin e punës. Shumë nga viktimat thuhet të jenë punëtorë të fabrikës.

Militantët që kanë lidhje me Al Qaidën kanë nisur një valë sulmesh mbi forcat e sigurisë së Pakistanit në vitin e kaluar, duke sulmuar kampet ushtarake, patrullat dhe transportin.
XS
SM
MD
LG