Ndërlidhjet

logo-print

Malta njohu Kosovën


Malta e ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës, ka bërë të ditur përmes një komunikate për media Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës.

"MPJ sapo ka marrë njoftimin zyrtar se Republika e Maltës e ka njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Po ashtu zyrtarisht, MPJ është njoftuar se, deklaratën e njohjes, Ministria e Jashtme e Maltës ia ka dërguar Ministrisë së Jashtme të Kosovës, përkatësisht ministrit të jashtëm, Skender Hyseni", thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Malta është shteti i 46-të që e njeh Republikën e Kosovës.

XS
SM
MD
LG