Ndërlidhjet

Rice në vizitë të papritur në Irak


Sekretarja amerikane Condolizza Rice po qëndron në Bagdad për të diskutuar me kryeministrin irakian Nuri-al-Maliki dhe zyrtarët tjerë mbi të ardhmen e forcave amerikane në Irak.

Rice, duke folur para vizitës së saj të paparalajmëruar tha se palët janë afër një marrëveshjeje, por mohoi raportet se tashmë është arritur një e tillë. Uashingtoni dhe Bagdadi kanë negociuar me muaj të tërë për një marrëveshje afatgjate për siguri mbi statusin e forcave amerikane, ndërkohë që mandati i OKB-së skadon në fund të vitit.

Negociatat janë përcjellë me mosmarrëveshje mbi kohën e tërheqjes finale të forcave amerikane dhe për imunitetin e ushtarëve amerikanë kundrejt ligjeve irakiane. Rice tha sot se cdo afat kohor për tërheqje do të varet nga situta në terren. Zyrtarët irakianë thanë se do të dëshironin që të gjithë trupat luftarake të tërhiqeshin në 2 ose tre vjetët e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG