Ndërlidhjet

Kabul: Vriten tre ushtarë kanadezë


Departamenti i Mbrojtes Kombëtare të Kanadasë tha se nga shpërthimi i një bombe vënë buzë rrugës kanë humbur jetën tre ushtarë kanadezë.

Shpërthimi ndodhi në distriktin e Zhari-t, një nga rajonet me të rrezikshme perëndimore të qytetit kryesor jugor të Kandaharit, citon AP ushtrinë kanadeze.

Në zhvillime tjera, zyrtarët afganë kanë thënë se dhjetëra civilë janë vrarë gjatë një sulmi ajror nga forcat e koalicionit në provincën lindore të Laghmanit.

Ushtria amerikane tha se operacioni i së enjtes, ku u përfshinë edhe forcat afgane ka lënë të vdekur më shumë se 30 kryengritës.
XS
SM
MD
LG