Ndërlidhjet

SHBA-Irak afër pajtimit mbi afatin për tërheqje


Sekretarja amerikane Condolizza Rice dhe ministri i jashtëm irakian Hoshyar Zebari thanë se SHBA dhe Iraku janë pajtuar se duhet të caktohet afati për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku.

"Ajo që po mundohemi të bëjmë është që arrijmë një marrëveshje që do mbrojë njerëzit tanë, që respekton sovranitetin e Irakut, që lejon të kemi një shtrirje të tillë, të nevojshme për të përfunduar punën tonë për të cilën kemi sakrifikuar shumë", tha sekretarja Rice.

Rice ka bërë këto komente në Bagdad ku ka qëndruar në një vizitë të paparalajmëruar.
XS
SM
MD
LG