Ndërlidhjet

Tbilisi: Pritet tërheqja e trupave ruse


Rusia ka premtuar se do të tërheqë trupat nga brendia e Gjeorgjisë, por ka thënë se do ta ruajë një prani ushtarake në dy provincat separatiste dhe në atë që ajo e quan zonë neutrale.

Ministri i Mbrojtjes Anatoly Serdyukov përsëriti zotimin se forcat ruse do tërhiqen në Osetinë Jugore deri në fund të ditës.

Por, ai bëri të ditur se tërheqja ka të bëjë vetëm me trupat që gjenden të pozicionuar thellë në Gjeorgji, dhe jo trupat apo pajisjet, që tashmë janë zbarkuar në Osetinë Jugore dhe Abkhazi.

Zyrtarët rusë kanë thënë se qindra paqeruajtës rusë do mbesin në zonën e ashtuquajtur të sigurisë përreth Osetisë Jugore.

Presidenti gjeorgjian Mikhail Sakashvilli ka kundërshtuar këtë, duke thënë se nuk do këtë zonë të tillë "neutrale".

XS
SM
MD
LG