Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Zgjedhjet për president më 6 shtator


Pakistani do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 6 shtator, për të zëvendësuar Pervez Musharrafin, i cili dha dorëheqje këtë javë.

Komisioni zgjedhor bëri këtë njoftim sot, duke shtuar se zgjedhja e presidentit do të bëhet njëkohësisht nga parlamenti dhe nga katër asambletë provinciale.

Anëtarët e partisë së ish-kryeministres së vrarë Benazir Bhuto- Partisë Popullore të Pakistanit- i kanë kërkuar bashkëshortit të saj Asif Ali Zardari që të konkurrojë, por ai nuk është përgjigjur ende kësaj thirrjeje.

XS
SM
MD
LG