Ndërlidhjet

Evakuohen zyra të kandidatit McCain


Dy zyra të kampanjës së kandidatit republikan për president të SHBA-së John McCain në Colorado dhe New Hampshire janë evakuuar, pasi që në to kanë arritur pako të dyshimta me një pluhur të paidentifikuar.

"Nuk kemi gjetur asgjë të rrezikshme në testet fillestare që i kemi bërë. Nuk kemi raporte të jetë sëmurë dikush. Megjithatë, kemi futur në karantinë 12 persona të cilët qenë ekpsozuar ndaj këtij pluhuri", tha zëdhënësi i ekipit të zjarrfikësve në Denver Andy Lion.
XS
SM
MD
LG