Ndërlidhjet

Irak: Trupat amerikane largohen më 2011?


Liderët kryesorë të Irakut pritet të shqyrtojnë sot një marrëveshje provizore me Shtetet e Bashkuara që cakton afatet e tërheqjes së trupave luftarake amerikane nga Iraku deri në fund të vitit 2011.

Raportet në Washington Post dhe në New York Times thonë se 2011-ta është përfshirë në projekt-marrëveshjen e cila ka të bëjë me statusin e forcave amerikane në Irak, pasi që të skadojë mandati i OKB-së në fund të këtij viti.

Këto raporte pasojnë vizitën e sekretares amerikane të shtetit në Irak, Condoleezza Rice, e cila ka refuzuar që të flasë mbi afatin e trëheqjes amerikane.
XS
SM
MD
LG