Ndërlidhjet

Johndroe: Tërheqja duhet të bëhet tash


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Gordon Johndroe, tha mbrëmë vonë se aktualisht nuk mund të imagjinohen rethana në të cilat Shtetet e Bashkuara do të angazhoheshim në bashkëpunim ushtarak me Rusinë, përderisa nuk zgjidhet situata në Gjeorgji.

Ai tha se rustë me aksionet e tyre, po sinjalizojnë se nuk janë të interesuar për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe me NATO-n.

Mëtutje ai kërkoi tërheqjen e trupave ruse:

- Tërheqja duhet të bëhet dhe duhet të bëhet tash, tha Gordon Johndroe.
XS
SM
MD
LG