Ndërlidhjet

Nimic: Duhet më tepër kohë për problemin për emër


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për kontestin për emër ndërmjet Maqedonisë e Greqisë, Mejtu Nimic, deklaroi sot se duhet më tepër kohë për zgjidhjen e dallimeve ndërmjet të dy palëve.

"Të dy palët i kanë paraqitur qëndrimet e veta dhe na duhet më tepër kohë që të shohim se ku ndodhemi", tha zoti Nimic, pas takimit me përfaqësuesin e Greqisë, Ademantios Vasilakis.

Zoti Vasilakis ka thënë se bisedimet ndërmjet Shkupit dhe Athinës po përparojnë ngadalë.

Dje Metju Nimic në Shkup u takua me zyrtarë të Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG