Ndërlidhjet

logo-print

Konfirmohet zgjedhja e Bajdenit nënpresident


Kandidati i demokratëve në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Barak Obama, ka konfirmuar zgjedhjen e senatorit Xhozef Bajden për nënpresident.

Xhozef Bajden më shumë se 30 vjet ka shërbyer në Senatin amerikan, ndërsa akualisht është kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme. Ai është shumë i njohur dhe i vlerësuar lartë për çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara mbahen më 4 nëntor.
Sipas anketimeve të En-Bi-Si, Uoll Strit Xhërnëll, Si – Bi –Es dhe Nju Jork Tajms, përparsia e Obamës ndaj kandidatit republikan Xhon Mekejn ditëvë të fundit është zvogluar në tre për qind, 45 ndaj 42 për qind.
Kjo epërsi më heret ishte 6 për qind.
XS
SM
MD
LG