Ndërlidhjet

Karzai dënon sulmin e forcave të koalicionit


Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai ka dënuar sulmet ajrore të zhvilluara nga forcat e koalicionit të udhëhequar nga Shtetet e Bashkuara në të cilat sipas pohimeve të qeverisë në Kabul janë vrarë 76 civilë.
Sulmi ka ndodhur të enjten në vendin Sindhand të krahinës Herat.
Forcat e koalicionit kanë thënë se do të hetojnë rastin. Ushtarakët amerikanë kanë pohuar se gjatë këtij sulmi janë vrarë vetëm militantët talibanë.
XS
SM
MD
LG