Ndërlidhjet

Kokoity dha sinjale të përziera për kthim të gjeorgjianëve


Lideri i Osetisë Jugore, Eduard Kokoity, ka dërguar sinjale të përziera për çështjen se a janë të mirëseardhur gjeorgjianët që të kthehen në këtë rajon separatist, pas konfliktit aktual atje.

Zoti Kokoity i tha Komisionarit të Lartë për Refugjatë të OKB-së, Antonio Guterres, se të gjithë refugjatët mund të kthehen të sigurt në rajon, pavarësisht nga kombësia.

Megjithatë, në një intervistë për agjencinë AP ai sugjeroi se gjeorgjianët nuk do të lejohen të kthehen si kundërpërgjigjje për banorët etnikë të Osetisë, që nuk kishin mundësi të kthehen në Gjeorgji, pas konfliktit të mëparshëm.
XS
SM
MD
LG