Ndërlidhjet

SHBA e Franca- presion Rusisë për tërheqje


Franca dhe Shtetet e Bashkuara i kërkuan Rusisë, që të tërheqë trupat nga porti i Potit të Gjeorgjisë në Detin e Zi dhe të përmbyllë tërheqjen nga territori gjeorgjian.

Franca tha se presidenti Nicolas Sarkozy në një bisedë telefonike me homologun rus Dimitry Medvedev, ka lavdëruarRusinë për tërheqjen që bëri javëe kaluar, por ka theksuar se Rusia duhet të braktisë edhe postblloqet në Poti dhe në Senaki sa më shpejt që të jetë e mundur.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Gordon Johndore tha se ngritja e postblloqeve nga ana e Rusisë shkel marëveshjen e armëpushimit me Gjeorgjinë.

Më herët, ushtria ruse tha se planifikon të mbajë Potin nën kontrollin e saj, edhe pse Poti gjendet jashtë zonave të suigurisë, për të cilat Moska thotë se përfshihen në mandatin e paqeruajtësve.

Qindra gjeorgjianë të shtunën protestuan kundër pranisë ruse në Poti dhe kërkuan largimin e trupave ruse.

XS
SM
MD
LG