Ndërlidhjet

Pekin: SHBA kërkon lirimin e protestuesve


SHBA i kërkoi Kinës që urgjentisht të lirojë tetë amerikanët e arrestuar në Pekin gjatë Olimpiadës për shkak se kishin protestuar kundër regjimit kinez në Tibet.

Amerikanët janë pjesë e një grupi prej 10 aktivistëve të huaj, përfshirë dhe një qytetar britanik dhe një gjerman, që u dënuan javën e kaluar me 10 ditë paraburgim për shkak të pjesëmarrjes në protestë.

Përmes një deklarate ambasada amerikane në Pekin tha se ambasadori Clark T. Randt është takuar me zyrtarët kinezë të shtunën dhe u ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve si dhe ka shprehur pakënaqësinë se Kina "nuk e ka shfrytëzuar rastin e Olimpiadës për të demonstruar tolerancë më të madhe".

XS
SM
MD
LG