Ndërlidhjet

Përmbyllet Olimpiada në Pekin


Kina do t'ia dorëzojë flamurin olimpik Londrës, që është mikpritëse e Olimpiadës 2012, në ceremoninë përmbyllëse të pasdites së sotme.

Më shumë se 90 mijë spektatorë pritet të marrin pjesë në shoun lamtumirës në Pekin.

Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik Jacques Rogge, duke folur disa orë para ceremonisë përmbyllëse, lavdëroi Kinën për atë që ai e quajti, olimpiadë të vecantë.

Megjithatë, Rogge, pranoi se jo gjithcka ka qenë "e përsosur" në Pekin.

Ai tha se Komiteti Olimpik nuk mund të detyrojë ndryshimet në një shtet sovran, por mund të kontribuojë për ndryshimet pozitive nëpërmjet sporteve.

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik është përballë me kritika nga aktivistët për shkak se nuk ka bërë presion mbi Kinën për të përmirësuar të drejtat e njeriut në vend.
XS
SM
MD
LG