Ndërlidhjet

logo-print

Yushchenko kërkon hyrje të shpejtë në NATO


Presidenti ukrainas Viktor Yuschenko ka kërkuar sot që ky shtet të shpejtojë në rrugën për t'u anëtarësuar në NATO.

Duke folur në 17 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës nga ish-Bashkimi Sovjetik, Yuschenko tha se "secili që përkujdeset për Ukrainën duhet të deklarohet hapur për hyrjen e saj në sistemin e sigurisë euro-atlantike, meqë kjo është e vetmja rrugë për të mbrojtur jetët dhe për të siguruar mirëqenien e familjeve, fëmijëve dhe nipave tanë".

Liderët e NATO-s u deklaruan në Samitin e prillit kundër anëtarësimit të shpejtë të Ukrainës dhe Gjeorgjisë në aleancë.

Por, ata lanë të hapur mundësinë, që në të ardhmen këto dy vende ish sovjetike t'i bashkohen aleancës.

Ukraina u rreshtua përkrah Gjeorgjisë gjatë konfliktit që kjo e fundit pati me Rusinë mbi rajonin separatist të Osetisë Jugore.
XS
SM
MD
LG