Ndërlidhjet

logo-print

Bagdad: 4 të vrarë, 15 të plagosur nga shpërthimet


Policia irakiane tha se të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 15 janë plagosur nga shpërthimi i dy bombave të vendosura pranë rrugës në Bagdadin qendror.

Bomba e parë kishte për shënjestër një patrullë të policisë, ndërsa bomba e dytë shpërtheu kur kalimtarët e rastit dhe policia u afruan në skenën e ngjarjes për t'u ndihmuar të plagosurve.
XS
SM
MD
LG