Ndërlidhjet

logo-print

Irani thotë se ndërton reaktor të ri bërthamor


Irani tha se e ka caktuar vendin dhe ka filluar punën për një reaktor të ri bërthamor me fuqi prej 360 MW.

Agjencia IRNA citoi sot zëvendës kryetarin e Organizatës për Energji Bërthamore, Mohammad Saeedi, të ketë thënë se uzina e re do të jetë në Darkhovin, në jugperëndim të Iranit.

Irani ende nuk e ka kompletuar stabilimentin bërthamor në Bushehr, megjithëse edhe më parë ka dërguar sinjale kontradiktore për gjendjen e punimeve në uzinën e dytë.

Reaktori prej 1 mijë MW në Bushehr, i cili po ndërtohet me ndihmën e Rusisë, është vonuar disa vjet.
XS
SM
MD
LG