Ndërlidhjet

Sarkozy cakton samit të BE-së për Gjeorgjinë


Franca, kryesuesja e radhës e Bashkimit Evropian ka konvokuar një samit special të liderëve evropianë për 1 shtator, për të diskutuar lidhur me Gjeorgjinë.

Zyra e presidentit francez Nicolas Sarkozy tha se samiti është caktuar me kërkesë të vendeve të ndryshme evropiane.

Temë kryesore do të jenë marrëdhëniet e ardhshme ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Rusisë, si dhe ndihma për Gjeorgjinë.

Njoftimi për samitin u bë në kohën kur Rusia ende nuk i ka tërhequr forcat e saj nga disa pozicione në brendi të Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG