Ndërlidhjet

Bishkek: 65 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit


Autoritetet e Kirgizisë thonë se 65 persona kanë vdekur, ndërsa 25 i kanë mbijetuar rrëzimit të aeroplanit, i cili u përplas sapo u ngrit nga pista në kryeqytetin e Kirgizisë, Bishkek.

Ai po udhëtonte për në Iran.

Më shumë se gjysma nga 90 pasagjerët në bord ishin iranianë.

Raportohet se aty gjendeshin edhe 17 përfaqësues të një ekipi volejbolli të Kirgizisë.

Aeroplani Boeing 737 i takonte kompanisë private të Kirgizisë Itek-Air, e cila gjendet në listën e ndalimit të BE-së për të fluturuar në hapësirën e BE-së për shkak të mospërmbushjes së standardeve të sigurisë dhe atyre të aviacionit.

XS
SM
MD
LG