Ndërlidhjet

logo-print

Ligjvënësit rusë mbi njohjen e Osetisë e Abkhazisë


Ligjvënësit në dhomën e lartë të parlamentit rus i kërkuan sot presidentit të njohë pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut.

Të gjithë anëtaret e Këshillit Federativ votuan në favor të rezolutës jo-obligative.

Tekstin e njëjtë do ta shqyrtojë më vonë edhe dhoma e ultë e Dumës ruse.

Të dy këto dhoma ndëprenë pushimet verore për sesionet e sotme të jashtëzakonshme.

Abkhazia dhe Osetia jugore janë shkëputur nga Gjeorgjia më 1990, por as Rusia e as ndonjë shtet tjetër i OKB-së nuk ka njohur deklaratat e pavarësisë së tyre.

Moska dërgoi trupat në Gjeorgji pas luftimeve në Osetinë e Jugut në fillim të këtij muaji.

Intervenimi rus dhe refuzimi i saj, që të tërhiqet plotëisht nga territori gjeorgjian ka acaruar raportet e saj me perëndimin.

Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka kërkuar një takim të vecantë të liderëve të BE-së për të diskutuar situatën në Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG