Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Tetë viktima të reja


Policia e Pakistanit tha se tetë persona kanë vdekur, pasi militantë të dyshuar talibanë përdorën raketa dhe një bombë për të sulmuar shtëpinë një ligjvënësi në Swat të Pakistanit.

Sulmi kishte për shënjestër rezidencën e ligjvënësit provincial të partisë në pushtet Waqat Ahmed Khan.

Ai nuk ishte në shtëpi në kohën e slmit.

Në zhvillime tjera, Pakistani ka bllokuar të gjitha xhirollogaritë dhe i ka ngrirë asetet e një grupi të quajtur Tehreek-Taliban Pakistan.

Ai dyshohet të jetë një grup ombrellë e militantëve islamikë talibanë.

Veprimi vjen pas një valë sulmesh vetëvrasëse në vend.
XS
SM
MD
LG