Ndërlidhjet

Izraeli liron 200 palestinezë


Afër 200 të burgosur palestinezë janë liruar sot nga Izraeli, vetëm disa orë para se sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice të arrijë në misionin e saj për arritjen e paqes.

Të burgosurit arritën në Bregun Perëndimor në Ramallah, pak çaste pas lirimit, ku u pritën me thirrje dhe duartrokitje.

Izraeli tha se lirimi ishte një gjest përkrahjeje për presidentin e moderuar palestinez Mahmoud Abass dhe për të çuar përpara bisedimet paqësore.
XS
SM
MD
LG