Ndërlidhjet

Lugar: Të përmirësohen raportet me Rusinë


Senatori amerikan Richard Lugar gjatë një vizite në Tbilisi ka thënë se duhet shikuar se si të përmirësohen raportet me Rusinë.

Në të njëjtën kohë ai ka shprehur përkrahjen për Gjeorgjinë.

"Ne në Kongres do punojmë me presidentin dhe administratën e tij në rrugë praktike, që jo vetëm të tregojmë përkrahjen për Gjeorgjinë dhe për Evropën, por në të njëtën kohë të shqyrtojmë rrugët se si të përmirësojmë raportet me Rusinë, dhe që ky dialog të jetë i dobishëm. E theksoj këtë, sepse është e qartë se të gjithë ne do jemi në këtë rajon për një kohë të gjatë", tha senatori Richard Lugar.
XS
SM
MD
LG