Ndërlidhjet

Bagdad: 25 të vrarë nga një sulm vetëvrasës


Të paktën 25 persona janë vrarë dhe 30 të tjerë janë lënduar në një sulm vetëvrasës në distriktin e Abu Graibit në Bagdadin perëndimor.

Sulmi raportohet të ketë ndodhur mbrëme në një aheng, ku po festohej lirimi i një personi nga një burg amerikan.

Mysafirë në këtë aheng thuhet të kenë qenë edhe anëtarë të një këshilli të sunitëve, që kundërshton Al-Qaidën.

Më herët Al-Qaida kishte paralajmëruar anëtarët e këtij këshilli se do sulmoheshin për shkak të bashkëpunimit të tyre me forcat amerikane
XS
SM
MD
LG