Ndërlidhjet

Vazhdojnë bisedimet UNMIK-Beograd


Zëvendësshefi i UNMIK-ut Nicholas Hawsom takon sot në Beograd ministrin serb për Kosovë Goran Bogdanoviq.

Takimi ndodh në kuadër të bisedimeve mes misionit ndërkombëtar dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë mbi policinë dhe drejtësinë.

Pritet të diskutohet edhe çështja e doganave, transportit e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe fetare.

Të gjitha këto çështje parashihen me planin e Ban Ki-Moon-it për rikonfigurimin e UNMIK-ut.
XS
SM
MD
LG