Ndërlidhjet

Kouchner: Jo sanksione të BE-së kundër Rusisë


Ministri i Jashtëm i Francës Bernard Kouchner sot e përjashtoi mundësinë e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë për shkak të konfliktit të saj me Gjeorgjinë.

Kouchner i tha radios franceze se më e keqja është shmangur, si dhe janë arritur armëpushimi dhe tërheqja e përgjithshme e trupave ruse nga Gjeorgjia.

Ai tha se çështja duhet të trajtohet në nivel politik.

Franca ka konvokuar një samit të jashtëzakonshëm të BE-së për Gjeorgjinë më 1 shtator.
XS
SM
MD
LG