Ndërlidhjet

Medvedev: Moldavia të mos përsërisë gabimin e Gjeorgjisë


Presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev e paralajmëroi Moldavinë që të mos e përsërisë gabimin e Gjeorgjisë dhe të përpiqet që me forcë të rikthejë kontrollin në rajonin separatist.

Medvedev iu referua rajonit rusofolës të Transnistrisë, e cila u shkëput nga Moldavia në fillim të viteve të 1990-ta.

Duke e krahasuar atë me problemet e Gjeorgjisë me Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë, ai tha se aksionet e udhëheqjes së Gjeorgjisë i kanë përkesësuar më shumë problemet ekzistuese dhe kanë çuar në konflikt ushtarak.

Medvedev i ka bërë këto komente në takimin me presidentin e Moldavisë Vladimir Voronin në Sochi të Rusisë.
XS
SM
MD
LG