Ndërlidhjet

Medvedev:Jemi gati për ndëprerjen e lidhjeve me NATO-n


Presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev tha se Rusia është e gatshme t'i ndërpresë plotësisht marrëdhëniet me NATO-n, nëse aleanca vendos ta pezullojë bashkëpunimin me Rusinë.

Medvedev tha se ka pasur "përkeqësim dramatik" të marrëdhënieve që nga konflikti me Gjeorgjinë, dhe se Moska nuk duhet të fajësohet për këtë.

Në Londër, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme tha se beson se "do të ishte gabim" NATO-ja t'i ndërpresë të gjitha kontaktet me Rusinë.
XS
SM
MD
LG