Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Rusia ende nuk e respekton armëpushimin


Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia ende nuk e respekton marrëveshjen e armëpushimit me Gjeorgjinë.

Zëdhënësi i Pentagonit Brian Whitman tha se Moska vazhdon të mbajë një "prani të madhe" trupash në Gjeorgji.

Ndërkohë, Berlini e paralajmëroi Rusinë që t'i përmbahet zotimeve përtërheqjen e trupave nga Gjeorgjia, duke thënë se edhe Perëndimi ka leva në raportet me Rusinë.

Bashkimi Evropian mbështetet kryesisht te Rusia për shkak të furnizmit me energji, por zëdhënësi i qeverisë gjermane Thomas Steg tha se edhe Rusia mbështetet te bashkëpunimi me Perëndimin për ngritjen e infrastrukturës së saj, dhe se Gjermania ka bërë përparim gjatë viteve të fundit në diversifikimin e furnizimeve me energji.

Sidoqoftë, ministri i Jashtëm i Francës Bernard Kouchner sot e përjashtoi mundësinë e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë për shkak të konfliktit të saj me Gjeorgjinë.

Franca ka konvokuar një samit të jashtëzakonshëm të BE-së për Gjeorgjinë më 1 shtator.
XS
SM
MD
LG