Ndërlidhjet

Rice në Izrael për bisedime paqësore


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice mbërriti në Izrael në një mision për të inkurajuar procesin paqësor izraelito-palestinez, i cili mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.

Ky është udhëtimi i shtatë i zonjës Rice në Lindjen e Mesme që nga nëntori, 2007, kur presidenti George Bush dhe liderët palestinezë e izraelitë, i parashtruan qëllimet për arritjen e paqes deri në fund të këtij viti.

Sot më herët, Izraeli liroi 199 të burgosur palestinezë si shenjë e vullnetit të mirë ndaj presidentit të Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas.
XS
SM
MD
LG