Ndërlidhjet

Demokratët takohen të nominojnë Obamën


Partia Demokratike sonte e hap konventën kombëtare ku Barack Obama do të pranojë nominimin për të garuar në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Mbi 4 mijë delegatë dhe dhjetëra mijëra përkrahës pritet të marrin pjesë në konventën në Denver të Colorados.

Obama do të jetë i nominuari i parë me ngjyrë për president i një partie te madhe amerikane politike.

Ai zgjodhi senatorin Joe Biden si nënpresident në zgjedhjet kundër republikanit John McCain.
XS
SM
MD
LG